Ish-banorja e BBV4, Loredana Brati ka treguar se ka nisur një proces të ri zhvillimi personal, terapinë logopedike. Qëllimi i saj është përmirësimi i shqiptimit në gjuhën shqipe.
POSTIMI I PLOTË:
“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim të gjuhës shqipe. Nuk është gjithmonë e lehtë të përqash më fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia.
Në këtë periudhë të fundit, kam kuptuar shumë brenda vetes idenë se kisha një problem. Por jo, ajo që kam nuk është një problem, është një vështirësi, dhe vështirësitë kapërcehen. Dua t’ua them me zemër atyre që kanë komentuar me negativitet dhe agresivitet: kjo gjë që kam unë nuk është diçka me të cilën kam zgjedhur të lind apo ta mbaj. KUJTO!
Dhe të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është pak e padrejtë. Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë. Prapë se prapë, unë jam këtu, dhe do të bëj më të mirën time në çdo version të vetes sime. Lëreni me pak më shumë dhembshuri për njerëzit! Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk i zgjedhim vetë, thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë”.

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
