Laerti i është bashkuar diskutimit mes Valbonës dhe Jozit në verandën e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku ka ndarë arsyen e vërtetë të futjes së tij në program.
Ai theksoi se qëllimi i tij kryesor është të realizojë një premtim që i ka dhënë nënës së tij, për të shpëtuar banesën e familjes.
Gjithashtu, Laerti ka përsëritur se nuk ka hyrë në “Big Brother VIP” për të krijuar romanca, duke qartësuar kështu qëllimin e tij të vërtetë në këtë eksperiencë.
“Mua nuk më ka dhënë njeri të kem kultin e drejtësisë. Këtu në shtëpinë e vëllait të madh nuk mund të kesh të dashur, pasi të kesh të dashur duhet të kesh marrëdhënie fizike. Nëse këtu ke marrëdhënie fizike fluturon jashtë, unë nuk kam ardhur këtu për të fluturuar jashtë. Këtu kam ardhur për të përmbushur premtimin që i kam bërë mamasë sime, të bëjë të pamundurën të shpëtoj shtëpinë që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, është shprehur Laerti.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
