Moderatorja Kiara Tito është marrë si rast studimi në fushën e komunikimit ndërkulturor në Universitetin e Tiranës.
“Në leksionet e mia të komunikimit ndërkulturor të kam marrë si shembull për qasjen pozitive në sjellje ndaj tjetrit! Këtë vit të ftoj në një orë të hapur në auditor e le t’i japim së bashku të tjerëve disa modele e këshilla“, shkruan pedagogia e Komunikimit Ndërkulturor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Marisa Janku.
Moderatorja e ka lexuar komentin e pedagoges dhe shprehet e emocionuar dhe krenare për veten.
“Teksa lexoj këto fjalë ndihem shumë e emocionuar, e prekur, por njëkohësisht krenare. Të vlerësohem nga persona si ti është arritje e madhe. Shihemi së shpejti në auditor. Faleminderit Marisa Janku“, shkruan Kiara në Instastories. /Labirinth

- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
- “A të ka marrë malli për Keijsin?”, ja si përgjigjet Ina
- “Stelina narciste në marrëdhënien e tyre?”, ja si përgjigjet Keijsi
