Luani
Dhjetori ofron premtime krijuese, pasi Marsi retrograd do t’ju ndihmojë të kuptoni veten dhe të vlerësoni pamjen tuaj dhe llojin e energjisë që lëshoni. Jini mendjehapur dhe hiqni dorë nga nxitimi. Vëmendja juaj kthehet te partneritetet dhe marrëdhëniet, duke ju lejuar të vlerësoni se cilat janë të duhurat dhe të nevojshme për ju.
Peshorja
Argëtim, aventurë, lumturi. Këtë ka për ju dhjetori, i cili do t’ju japë edhe mundësinë për të vënë në jetë ide të reja. Marsi retrograd do t’ju bëjë të mendoni për kontaktet dhe rrethin tuaj, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë saktësisht keni nevojë nga marrëdhënia juaj. Me çdo kusht dilni jashtë, takoni njerëz të rinj, udhëtoni. Tani mund të ndryshoni botëkuptimin tuaj.
Ujori
Lidhjet sociale dhe qëllimet në fokus. Një kapitull i ri fillon me Hënën e Re te Shigjetari, i cili do të rinovojë rrethin tuaj shoqëror dhe miqësitë. Afërdita hyn në shenjën tuaj dhe do ju bëjë të ndiheni më të bukur dhe kreativ. Po vijnë njohje të reja. Jepini vetes kohë për të marrë frymë dhe për të parë se çfarë ju nevojitet vërtet.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
