Dashi
Në “natyrën” e Dashit është gjuetia dhe suksesi. Ata vazhdimisht përpiqen të pushtojnë qëllime të reja, të cilat kur t’ia arrijnë do të mërziten lehtësisht dhe do të kërkojnë diçka të re. Ata emocionohen, pasionohen dhe mërziten po aq lehtë. Gjithçka është më e mirë se ajo që kishin dhe ata nuk mund të pushojnë nëse nuk marrin atë që u zgjoi interesin.
Binjakët
Dihet se Binjakët mërziten lehtësisht dhe janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për t’i emocionuar. Pavarësisht nëse flasim për marrëdhënie personale apo profesionale, ata nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë vazhdimisht në kërkim të një gjëje të re. Nëse arrini të mbani të pazbehur interesin e tyre dhe të “luani” me mendimet e tyre, atëherë mund të qëndroni edhe për një kohë në jetën e tyre.
Shigjetari
Në këtë listë nuk mund të mungonte shenja që kërkon vazhdimisht aventura dhe nuk vetëkënaqet. Shigjetarët kanë një dëshirë të pashuar për më të mirën. Ata janë të etur për diçka të re, nuk kanë frikë nga e panjohura dhe vështirë se mbeten në një gjendje të ndenjur. Rreziku është sinonim i emrit të tyre, siç është edhe ndjenja e të qenit të pakënaqur.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
