Është e kotë t’ju pyesim se sa prej jush kanë bërë ndonjëherë blerje të nxituara! Keni harxhuar para për disa gjëra që mbase nuk ju duheshin vërtet dhe në fund nuk e dini se pse e bëtë… Epo, nëse jeni një person i tillë, ky është artikulli i duhur për ju.
Psikologjia e shpenzimeve luan me mendjen tonë. Kërkimi i kënaqësisë së shpejtë është një nga fajtorët kryesorë. Kur blejmë diçka të re, truri ynë prodhon dopaminë, substanca që na bën të ndihemi të lumtur dhe të kënaqur. Kjo na shtyn të blejmë edhe më shumë, duke mos menduar për nevojat e vërteta që mund të kemi.
Një tjetër arsye është marketingu. Të gjithë ne, në një moment apo në një tjetër jemi joshur nga një reklamë që ka ndikuar në emocionet tona. Askush nuk mund t’u rezistojë frazave kaq tërheqëse “vetëm sot me ulje” ose “kjo është oferta që s’mund ta humbni”.
Këto janë fraza që stimulojnë frikën se mos humbasim diçka të rëndësishme, kështu që përfundojmë duke blerë gjëra që, ndoshta, nuk do t’i përdorim kurrë. Një faktor tjetër është “ndikimi i çmimeve të ulëta.” Kur shohim një produkt me një çmim oferte, ndonjëherë e blejmë atë vetëm sepse na duket si një mundësi e shkëlqyer për të kursyer para. Në të vërtetë, kjo ndonjëherë mund të jetë vetëm një shpenzim i panevojshëm, që nuk na hyn aspak në punë.
Në fund të fundit, gjithçka lidhet me vetëdijen dhe kontrollin e impulsit. Sa herë që ke dëshirë të blesh diçka, ndalo dhe pyet veten: “A më duhet vërtet kjo?” Nëse përgjigja është “jo”, atëherë lëre aty ku është. Kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga gëzimet e vogla të jetës apo nga kënaqësia e të shpërblyerit veten, por herën tjetër, kur të gjendesh përballë atij produktit që të duket aq shume tundues, ndalu dhe pyet veten nëse të duhet vërtet.
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
