Xheneta Fetahu ka bërë së fundmi një reagim në rrjetet sociale, ku duket se ka hedhur kunja drejt Egli Takos, pasi kjo e fundit performoi me flamurin shqiptar mbi supe gjatë një koncerti me tone patriotike.
“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n ‘zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime. Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet. E di që ju djegin të vërtetat, jeni rrit me rrena dhe jeni mësu t’ju ledhatojnë me fjalë boshe. Unë s’jam këtu me ju rrejt, as me ju mbajt në ajër. Ma mbani story-n më shumë se jetën – për pak ju nxjerr një album ‘inspirimi i djegshëm për mëngjes. Për punën time mos u lodhni, projektet e mia s’presin aprovimin e frustirmeve tuaja. Tatuazhin e hodha një herë, jo në çdo bashkëpunim si certifikatë patriotizmi për klikime. Edhe njerëzit që ndihmoj s’i kam nxjerrë kurrë në story, sepse s’jam aktor për ‘like’ si ca prej jush. Zgjoni veten, realiteti s’ka filtër. Puciii puciii”, shkruan Xheneta në Instastory.


- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
