Ish-banorja e BBV4, Loredana Brati ka reaguar lidhur me një lajm po qarkullon në media prej disa ditësh, se ajo është larguar nga programi “Përputhen” për shkak të thyerjes së rregullave.
Përmes një lidhje telefonike me “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Loredana Brati u shpreh: “Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut, ishte me mua duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam e çfarë vlerash kam”.
Si qëndron e vërteta pas fotos që u publikua në portale dhe largimit tënd nga “Përputhen”? A jeni në një lidhje ju?
Nuk është asnjë lloj lidhje. Kam kohë që kam vendosur ta ndërprisja rrugëtimin tim, por për arsye tjetër. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi. Dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndenjëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. Javën e kaluar më bënë Laertin, këtë javë këtë. I bie të mos dal me asnjë person, të mos takoj askënd.
Unë në program kisha rolin e Kupidit, kemi folur me çunat në prapaskenë me njëri-tjetrin, kemi diskutuar, jam shumë sociale. Mund të ishte kushdo nga çunat. Nuk e kuptova pse u bë kaq e madhe kjo histori. “Përputhen” e kam lënë më herët se atë fundjavë. Nuk e kam lënë për këtë situatë.
Mund të jem dhe në një lidhje dhe kjo mund të më hapë punë. Para se portalet dhe mediat të krijojnë këtë fabulën e ta bëjnë publike, të mendohen pak më thellë për këtë.
- “Më kërcënoi në prani të Monikës dhe Arbërit”, Miri reagon pas deklaratës së Ilir Vrenozit
- VIDEO/ “Skenën duhet ta mbante ajo, por ndoshta nuk është mësuar me skenën…”, Miri thumbon Selin?
- VIDEO/ Miri përlotet për ish-banorin e BBV5: E dua shumë!
- VIDEO/ “Do të zhduk”, Ilir Vrenozi: Miri më kërcënoi në prezencë të Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit!
- VIDEO/ Dafina Zeqiri e surprizon, Mimoza Ahmeti: Je yll, je gjigante!
- VIDEO/ “Ne kundër botës”, Brikena u përgjigjet atyre që s’besojnë te lidhja e saj me Mateon
