Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ku foli për historinë e saj të dashurisë.
Ajo rrëfeu, se është e lumtur dhe se nuk do donte të fliste shumë, pasi ajo marrëdhënie e meriton që të jetë e sigurt.
“Ne nuk zihemi. Jam në një marrëdhënie, por do doja ta ruaja si marrëdhënie dhe mos flisja shumë për të sepse mendoj që ajo marrëdhënie e meriton që të jetë e sigurt. Jam e lumtur. Nuk është se nuk e kam dashur një marrëdhënie thjesht nuk duhet të rri me dikë thjesht sepse jam vetëm dhe jam single dhe duhet dëshpërimisht që të jem çift. Është mirë kur dikush të pranon ashtu siç je“, tha Zhaklin Lekatari.
Aulona Musta: Si ka qenë partneri yt gjatë periudhës së Big Brother?
Zhaklin Lekatari: Shumë i fortë. Ka qenë njeri që më ka mbështetur në momentin e duhur dhe e falenderoj.
Aulona Musta: Ndryshime të vogla i bën ti për hir të dashurisë?
Zhaklin Lekatari: Nuk do ta quaja që bëj ndryshime për hir të dashurisë. Jam një njeri adult që jam në një marrëdhënie dhe në çfarëdolloj marrëdhënie në të cilën do isha do bëja disa ndryshime sepse jemi dy dhe në këtë marrëdhënie duhet të jemi të dy të lumtur. Dhe që të jemi të dy të lumtur duhet të bëjmë disa kompromise. Në këto kompromise është mirë që të mos humbasim veten dhe të mundohemi që të balancohemi dhe të ekuilibrohemi dhe të tolerojmë. Mund të merrmi vesh edhe pa sakrifikuar, duke komunikuar. /Labirinth
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
