Wed. Mar 18th, 2026

Ina e “Përputhen”: Ja çfarë i thashë Keijsit para se të futej në BBV!

Konkurrentja e “Përputhen”, Ina Aderi ka qenë sot e ftuar në BBV Fan Club 5, ku ka folur për dy hyrjet e reja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka sqaruar raportin e saj me Keijsin për herë të parë që në momentin që dolën videot në programin e dashurisë, ku ata të dy ishin parë në një diskotekë.

“Unë e kam ditur për hyrjen e Keijsit aty, i kam uruar shumë suksese sepse Keijsi është një djalë që ka shumë për të dhënë. Kemi patur komunikim para se të futej dhe jam e sigurt që do shkëlqejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë dhe Keijsi ruajmë raporte shumë të mira miqësore. Ne jemi shumë miq të mirë bashkë. Jemi vetëm miq. E vetmja këshillë që i kam dhënë Keijsit duke ditur temperamentin e tij i kam thënë që të ruante qetësinë edhe të tregonte anën e tij më të mirë sepse realisht ka shumë për të treguar në atë program”, tha Ina teksa tha se në raport me vajzat nuk i ndërhyn dhe se është i lirë në këtë pjesë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *