Konkurrentja e “Përputhen”, Ina Aderi ka qenë sot e ftuar në BBV Fan Club 5, ku ka folur për dy hyrjet e reja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keijsit dhe Stelinës.
Ajo ka sqaruar raportin e saj me Keijsin për herë të parë që në momentin që dolën videot në programin e dashurisë, ku ata të dy ishin parë në një diskotekë.
“Unë e kam ditur për hyrjen e Keijsit aty, i kam uruar shumë suksese sepse Keijsi është një djalë që ka shumë për të dhënë. Kemi patur komunikim para se të futej dhe jam e sigurt që do shkëlqejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë dhe Keijsi ruajmë raporte shumë të mira miqësore. Ne jemi shumë miq të mirë bashkë. Jemi vetëm miq. E vetmja këshillë që i kam dhënë Keijsit duke ditur temperamentin e tij i kam thënë që të ruante qetësinë edhe të tregonte anën e tij më të mirë sepse realisht ka shumë për të treguar në atë program”, tha Ina teksa tha se në raport me vajzat nuk i ndërhyn dhe se është i lirë në këtë pjesë.
E pyetur nga opinionistja e Fan Club, Franceska Murati nëse do t’i bashkohej shtëpisë së Big Brother Ina u shpreh: “Po do isha bërë pjesë e BBV Albania, por pa u përfshirë emri im me asnjë nga protagonistët aty. Unë hyj për veten time në rast se e bëj këtë.”
- VIDEO/ Rati tregon rastin e veçantë: Një person më ka ftuar të këndoj në 5 dasmat e tij!
- Eli Fara prek me rrëfimin: Nuk më pret më njeri në Korçë…
- VIDEO/ “Më paska marrë malli shumë”, Mimoza Ahmeti përlotet kur flet për vajzën
- VIDEO/ Selin flet për fejesë dhe martesë: Është më mirë në Kosovë sesa në Shqipëri!
- “Sa e ke çmimin për një natë?”, ja si i përgjigjet Efi Dhedhes ndjekësit
- VIDEO/ Në lidhje me Gjestin? Loredana reagon pas deklaratave të Xhenetës
