Ish-banorja e BBV5, Stelina ka qenë dje e ftuar në “Breaking me Dafina Hysa”, ku foli për marrëdhënien e saj me Keijsin.
“Mendoj që ia vuri Keijsi kapakun, nuk ishte Ina ajo që i vuri kapakun. Unë kam hyrë në shtëpinë e BBV dhe kam thënë që nuk shihja mundësi për ta rregulluar marrëdhënien me Keijsin për faktin se ne kishim diku të një muaj që ishim ndarë dhe i kishim shkëputur marrëdhëniet. Nëse realisht do kishim pasur dëshirë për ta rregulluar marrëdhënien mund ta kishim rregulluar dhe jashtë dhe jo detyrimisht aty brenda. Ishte një kohë shumë e shkurtër nga ndarja jonë. Kur ti e sheh nga afër personin, e prek e përjeton dhe jetonim 24 orë së bashku ishte shumë e vështirë që ta injoronim njëri-tjetrin. Kjo gjë bëri që ato pak ndjenja që kishin ngelur të riktheheshin në ndjenja të mëdha. Mendoj që për mënyrën se si ne të dy e përjetonim marrëdhënien tonë kjo është gjëja më e mirë dhe pavarësisht çdo gjëje ju uroj më të mirat dhe Keijsit dhe Inës”, tha Stelina.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
