Producenti Ermal Mamaqi, ka qenë i ftuar sot në “Wake Up”, ku përveç së tjerash ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Luiz Ejllin.
Pas daljes së filmit “Në kuadër të dashurisë”, Ermali tha se Luiz Ejlli është më i mirë si aktor sesa si këngëtar.
Luizi mesa duket nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe tha se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist.
“E mbaj mend kur ka qenë në Panairin e Librit, ka pas shkruar libër ky dhe duke pirë kafe, pashë njërin me librin e tij në dorë, duke e ndjekur me sy, u ul në trotuar, nxori librin dhe i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha Luizi.
Sot Ermali i ka kthyer përgjigje aktorit duke u shprehur se vazhdimi i deklaratës së tij është një goditje poshtë brezit.
“Deri tek “Ermali është një shkrimtar më i mirë se humorist”, është ok, pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që trilloi. Sigurisht ka diçka që e ka mërzitur, por atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë me të vërtetë e sinqertë. Pyetja ka qenë “a të pëlqeu Luizi si aktor” dhe thashë po më pëlqeu, jam i sinqertë, më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij, por kjo gjë besoj se e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le të lëmë 2 me 1 për Luizin dhe të mos vazhdojmë këtë histori”, shprehet Ermali.
- “Beqarët do kenë mundësi për takime pasionante”, Horoskopi i datës 4 gusht
- “Je shoku im i ngushtë”, Selin bën dedikimin romantik për DJ Gimbon
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
