Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për “A2 CNN” për ditët në vijim. Sipas saj ditën e premte do të ketë stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar.
“Presim edhe sot në territorin shqiptar ndonjë gjë krejt të vogël. Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar. Askush s’mund ta përcaktojë, sepse janë celula që shkëputen, vendosen mbi një lokalitet, dhe aty prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre. E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga këto stuhi. Me një njollë pink rezulton zonat qendrore dhe Lindja, Juglindja, Fushë-Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan, një pjesë e Librazhdit, Pogradec, Korçë, Ersekë, Devoll. Mund të fusim edhe Përmetin dhe Gjirokastrën. I gjithë territori është i rrezikuar. Fatmirësisht janë stuhi afatshkrutra, ku në 20-40 minuta prodhojnë sasi të jashtëzakonshme të rreshjeve, shpejtësi mjaft të larta të erës”, është shprehur ajo.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
