Gazetarja Enki Braçaj ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për lajmet e fundit që kanë bërë bujë në botën e showbiz-it.
Ajo është ndalur edhe te kënga e re e ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ku nuk i ka kursyer thumbat për të.
“Tani ajo po tregohet e zgjuar, që më në fund me këtë histori, ajo po fiton, se boll humbi. Ajo është depresive, sepse që është një mesazh i qartë për Gjestin, këtë e dimë të gjithë. Dhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon dhe i thotë: “Unë nuk të fal” – nëse e dëgjojmë tekstin – dhe pastaj thotë “se zemra më sjell te ti”. Kjo nuk ndodh në realitet. Nëse unë të urrej, të urrej”, tha gazetarja.
E pyetur ‘nuk mendon se je nxituar pak me termin “depresive”?’, Enki u përgjigj: “Jo, absolutisht. Jemi bërë tani me këtë ‘bullizmin’, ‘depresionin’, kemi frikë të themi mendimin tonë, në këtë kohë që gjithë njerëzit kanë probleme mendore. Depresive, është një person që shikon vetëm zi dhe unë mendoj se shikon vetëm zi. Sepse është një vajzë që mori gjithë atë famë nga BBV, atë famë po e përdor për fama dhe para, bravo në fund të ditës. Por mund t’a përdorte shumë më mirë dhe mund t’a përdorte larg hijes së Gjestit. Nuk mendoj se ajo duhet të vazhdojë karrierën e saj muzikore, të flasë vetëm për ish-at në këtë jetë. Mua nuk më pëlqeu, m’u duk depresive”.
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
