Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duket se po jetojnë bashkë dhe të lumtur dashurinë e tyre që nisi në Big Brother Vip, bashkë me djalin e tyre Trev.
Mirëpo, pak javë më parë një urim publik i munguar nga Einxhel në ditëlindjen e Dagz bëri mediat të flasin për një krizë mes tyre. Moderatorja as nuk u pa as në festën e ditëlindjes së partnerit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka ndarje.
Ajo zgjodhi të mos reagojë në rrjet as pas lajmeve që qarkulluan për marrëdhëniet e tyre.
Megjithatë duket se gjithçka ka qenë “shumë zhurmë për asgjë”. Kjo pasi Einxhel ishte e pranishme në “Sunny Hill Festival”, aty ku partneri i saj performoi. Sikurse shihet edhe në foton që Einxhel ka postuar, në qafë mban edhe një varëse me emrin e Dagz.

- “Beqarët do kenë mundësi për takime pasionante”, Horoskopi i datës 4 gusht
- “Je shoku im i ngushtë”, Selin bën dedikimin romantik për DJ Gimbon
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
