Moderatorja Arbana Osmani poston shpesh foto e video në Instagram nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ndodhet në Itali dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga atje. Ndërkohë që një ndjekëse e ka kritikuar për veshjen e saj.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”, i shkruan ndjekësja Arbanës.
Por moderatorja nuk ia ka lënë mangët përgjigjen.
“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i shkruan Arbana, e cila pyet me ironi: “Deri “sa fëmijë” mund të veshësh çfarë të do qejfi?”. /Labirinth

- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
- “A të ka marrë malli për Keijsin?”, ja si përgjigjet Ina
- “Stelina narciste në marrëdhënien e tyre?”, ja si përgjigjet Keijsi
