Njëra nga pesë gratë e helmuara në fabrikën që ndodhet në autostradën Durrës-Tiranë ka folur për mediat.
“Kishin hedhur ilaç për minjtë dhe nuk na thanë. Nga ilaçi i minjve nisi helmimi. Në repartin tim jemi rreth 100 gra që punojmë”, tha njëra prej grave që po merr serum në urgjencën e Spitalit rajonal të Durrësit, e cila foli për News 24.
Pesë punëtore të një fabrike, që prodhon kabllo e tela për automjetet, për llogari të një kompanie gjermane janë helmuar sot.
Fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Labirinth