Ndjekësit e moderatores Arbana Osmani po e krahasojnë deklaratën e aktoritmAlbano Bogdo për këngëtaren Beatrix Ramosaj, me një deklaratë të saj kundrejt moderatores Kiara Tito në Big Brother VIP2.
“Fix e njëjta situatë është e Albanos me Trixën si e jotja me Kiarën. Ulje imazhi edhe shpifje“, shkruante një ndjekës.

“Kurrësesi. E ke në youtube, dëgjoje dhe ridëgjojë dhe mos nxirrni fjalët e mia nga konteksti”, i përgjigjet Arbana.

Por çfarë tha Arbana në Big Brother VIP 2?
“Luiz, pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as që dikush të thoshte ‘motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit’. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata“, tha Arbana në atë kohë. /Labirinth
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
