Kuzhinieri Alfio Rrotani, kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3, foli për ndarjen nga ish-partnerja e tij, moderatorja Fatma Methasani me të cilin kanë një fëmijë.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kam dy vite që jam ndarë, kam vuajtur si kafshë”, tha ai.
Pas kësaj bisede tejet personale për ish-çiftin, ka ardhur edhe një reagim nga moderatorja.
Fatma ka zgjedhur ta thumbojë Alfion duke ndarë disa rrjeshta të një fragmenti nga një libër ku thuhet: “Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.

- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Miri: Jemi në qendër të vëmendjes si familje, gruaja ime është “VIP-e” tani!
- VIDEO/ “Jam më i miri dhe i vërteti”, Miri: I bëj pushimet mes njerëzve edhe s’e kam problem fare…
