Moderatorja Fatma Haxhialiu ndau lajmin e bukur të shtatzënisë duke na befasuar të gjithëve.
Rrëfimi i saj i parë ishte për “Natën me Aulonën” në MCN, aty ku tregoi sesi po e kalon këtë rrugëtim. Ajo u tregua e sinqertë duke ndarë një moment dobësie që ka ndier që mund t’i ndodhë shumë nënave.
“Këtë herë jam shumë e qetë, kam një lloj zen-i të brendshëm që shpresoj të vazhdojë kështu dhe nuk e di, Pepi thotë ke një lloj ëmbëlsie, një lloj qetësie kështu që ta dija të kisha lënë çikë më shpesh shtatzënë me gjithë këtë dashuri që të ka kapur dhe këtë qetësi, mendoj që edhe në vitet në vazhdim do të vijojë. Kam qenë shumë e qetë nga kjo anë, por momenti që mbaj mend, që pata një ‘breakdown’, një thyerje emocionale ka qenë një moment nga këto ditët e nxehta, të tmerrshme të verës që e kam përjetuar tmerrësisht keq dhe kjo vera këtë vit nuk mbaronte moj motër. Jam ngritur në mëngjes, ka qenë e shtunë, duke qenë se ne kemi këto ritualet e lëvizjes, e shtunë, e diel ose e premte, e shtunë, e diel dhe ti në kokën tënde planifikon gjëra, ndërkohë që trupi nuk të përgjigjet. Ngrihem, isha me marrje mendsh, me këto të përzierat e tmerrshme, pa fuqi, u ula në krevat dhe po qaja, thjesht po rrija dhe po qaja. Ajo që ndodhte ishte që ti nuk njeh më veten. Truri yt punon në një mënyrë që ti bën 100 gjëra njëkohësisht, gjatë verës absolutisht je aktive me pushimet, plus në zyrë nuk isha më prezente askund, nuk bëja më asgjë, praktikisht dhe akoma nuk e përqafoja dot si ide që prit tani se edhe duhet të ngadalësosh, jo të gjitha gjërat varen nga ty, jo domosdoshmërisht është diçka e keqe, por ai ka qenë i vetmi moment që jam ndier keq sepse nuk ndihesha vetja”, u shpreh Fatma.
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
