Këngëtarja Eneda Tarifa ka folur në emisionin “Rudina” mbi marrëdhënien e saj me partnerin, Gent Laskun.
Ajo ka zbuluar se Genti është ai që ka shkruar tekstin e këngës pjesëmarrëse të Enedës në “Kënga Magjike” që titullohet “Më fort”.
Këngëtarja u pyet mbi raportin e tyre dhe u shpreh se të dy kanë pika të ngjashme në historitë e tyre respektive.
“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tha ajo.
Eneda ndau edhe historinë e njohjes së tyre. Pa zbuluar shumë sepse çifti paska në plan edhe një projekt të përbashkët për të cilin po ruajnë surpriza, por disa gjëra nuk hezitoi t’i ndante. Gjithçka nisi me një takim të rastësishëm.
Biseda në studio:
Eneda Tarifa: Nuk do të them shumë sepse kam menduar ta ruaj për një moment tjetër…
Rudina Magjistari: Aq sa do ti.
Eneda Tarifa: Se nuk është vetëm Rudina që me thënë të drejtën e dua shumë dhe kam ardhur me shumë dashuri, por kemi një projekt tonin që dua që disa gjëra t’i ruaj për atje.
Rudina Magjistari: Shumë e kuptueshme.
Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…
Rudina Magjistari: Ku ishit, në një festë?
Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.
Rudina Magjistari: Ashensor?
Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klabin e një shoku tonë të përbashkët.
Rudina Magjistari: S’kishte njerëz të tjerë?
Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.
Rudina Magjistari: Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…
Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
