Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duket se po jetojnë bashkë dhe të lumtur dashurinë e tyre që nisi në Big Brother Vip, bashkë me djalin e tyre Trev.
Mirëpo, pak javë më parë një urim publik i munguar nga Einxhel në ditëlindjen e Dagz bëri mediat të flasin për një krizë mes tyre. Moderatorja as nuk u pa as në festën e ditëlindjes së partnerit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka ndarje.
Ajo zgjodhi të mos reagojë në rrjet as pas lajmeve që qarkulluan për marrëdhëniet e tyre.
Megjithatë duket se gjithçka ka qenë “shumë zhurmë për asgjë”. Kjo pasi Einxhel ishte e pranishme në “Sunny Hill Festival”, aty ku partneri i saj performoi. Sikurse shihet edhe në foton që Einxhel ka postuar, në qafë mban edhe një varëse me emrin e Dagz.
- VIDEO/ Gjesti provokon banorin e BBV4, i afrohet për një puthje në buzë
- VIDEO/ Valbona flet për Laertin dhe G Banin: Ata nuk më dinë as mbiemrin, si do më bëjnë për vete?
- VIDEO/ Aldo thyen kutinë e tretë të emergjencës: Kjo banore e BBV4 do të jetë përherë në nominim
- Beniada Nishani zbulon projektin e saj televiziv: Pasditja do të marrë një tjetër shije
- VIDEO/ Tre parashuta për Gjestin mbi shtëpinë e BBV4, banori shpërthen në lot
- Këto shenja Horoskopi kanë instinktin e detektivit