Fri. Dec 27th, 2024

Flet njëra nga punonjëset e helmuara në Durrës: Kishin hedhur ilaç për minjtë

Njëra nga pesë gratë e helmuara në fabrikën që ndodhet në autostradën Durrës-Tiranë ka folur për mediat.

“Kishin hedhur ilaç për minjtë dhe nuk na thanë. Nga ilaçi i minjve nisi helmimi. Në repartin tim jemi rreth 100 gra që punojmë”, tha njëra prej grave që po merr serum në urgjencën e Spitalit rajonal të Durrësit, e cila foli për News 24.

Pesë punëtore të një fabrike, që prodhon kabllo e tela për automjetet, për llogari të një kompanie gjermane janë helmuar sot.

Fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *