Egla Ceno është pyetur nga moderatori Ledjon Liço në Post BBV3, nëse është thirrur për gjyq nga Saimir Kodra, ashtu siç u përfol pas deklaratave të saj brenda Big Brother Vip.
Egla tha se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.
“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth. Gjeja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do më fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thash mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë.”, tha Egla.
- Laerti përlotet pas largimit të Livias
- Klajdi Musabelliu shkrin gjithë studion, tregon çfarë i tha mamaja
- Egli kërkoi të largohej nga BBV, G Bani përlotet: E kam thënë që është e dashuruar
- Egli përlotet pas debateve në BBV4, kërkon urgjentisht të lërë shtëpinë
- Gjesti tregon pse e zgjodhi Rizartën për të fjetur
- “Rozana e ka mbajtur në kurriz”, Arbër Hajdari-Livias: Je lojtare e dobët!