Drini Zeqo është rikthyer pikërisht në ekranin ku e kemi parë për kaq shumë vite, në Tv Klan.
Moderatori ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga studioja e lajmeve duke vendosur edhe orën 19:30. Kjo është ora kur Tv Klan transmeton edicionin e lajmeve, çka tregon se Drinin do ta shohim sërish si spiker.
“Është një përshëndetje shumë e veçantë dhe shumë e përzemërt për mua e cila më ka shoqëruar për shumë vite dhe uroj që të më shoqërojë edhe për shumë sezone të tjera. E vetmja gjë që mund të them është se ndihem tërësisht si në shtëpi dhe se lajmet janë si një lëkurë e imja e dytë e cila gjithmonë më kishte munguar, ndaj ndihem shumë krenar dhe mirënjohës që do të jemi së bashku në edicionet kryesore informative këtu në Klan”– u shpreh Drini.
Kujtojmë se Drini u bë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, por rrugëtimi i tij zgjati shumë pak.

- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
