Djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale menjëherë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Përmes një mesazhi të ndjerë dhe falënderues, ai i është drejtuar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që u mblodhën në mbështetje të babait të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti, ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit. Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bëtë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të Babit dhe shokëve të tij. Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj, sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet dhe maturi. Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë, ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim.“, shkruan ai.

- Çiljeta Xhilaga tregon dëshirën për të patur fëmijë me Albanin: Kisha vendosur ose do bëja binjakë, ose…
- Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit në Hagë: Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim!
- Dua Lipa reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër!
- DJ Gimbo uron nënën për ditëlindje: Festofsh gjithmonë me lumturi dhe shëndet drita e syve të mi
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
