Thu. Feb 13th, 2025

“BBV është si ushtri, të mbetet në mendje gjithë jetën”, Julian Deda: Është 4 muaj e gjysëm eksperiencë e paharrueshme në jetë

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Jul Deda, aktor dhe momentalisht moderator i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel. Ai gjithashtu ka qenë finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ndaj tematika e pjesës më të madhe të kësaj interviste ishte pikërisht analiza e këtij formati.

Madje në shumë postime në rrjetet e tij sociale, ai zgjedh të komentojë situatat e zhvilluara brenda mureve. Si është “Big Brother” për të?

“Ti e mban mend që ushtritë dikur bëheshin nga 3 vjet dhe qante i gjithë fisi. Ky djali që shkonte ushtar 3 vjet nga Shkodra në Karavasta, ai gjithë jetën e mbante mend këtë ushtrinë sepse ishin 3 vjet që ishte i izoluar, mezi vinte të shikonte shtëpinë e kështu me radhë. Madje bënin edhe tatuazhe. Big Brother është një lloj i tillë. Është 4 muaj e gjysëm eksperiencë e paharrueshme në jetë. Nuk e di si ta shpjegoj se duhet ta provoni, por që të mbetet në mendje gjithë jetën. Tani e rëndësishme është të dalësh si fillim, por tani e shikoj ndryshe. E para pashë shtëpinë.”

Lidhur me këtë të fundit, si kanë qenë ndryshimet e shtëpisë për të këtë vit krahasuar me BBV3 dhe cila ka qenë më e bukura?

Kur kam qenë unë normal. Unë mendoj se shtëpia është e shkëlqyer. Problemi i vetëm është vetëm ambienti i pjesës së dusheve. Vjet ka qenë më i madh dhe më i përdorshëm. Këtë vit e përdorin më pak nga banorët që janë aty. Por mos të harrojmë diçka. Sivjet ka më pak banorë. 30 e ca ditë ne kemi qenë 24 veta, këta janë 12 tani.“, tha Jul Deda. /TAR

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *