I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Jul Deda, aktor dhe momentalisht moderator i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel. Ai gjithashtu ka qenë finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ndaj tematika e pjesës më të madhe të kësaj interviste ishte pikërisht analiza e këtij formati.
Madje në shumë postime në rrjetet e tij sociale, ai zgjedh të komentojë situatat e zhvilluara brenda mureve. Si është “Big Brother” për të?
“Ti e mban mend që ushtritë dikur bëheshin nga 3 vjet dhe qante i gjithë fisi. Ky djali që shkonte ushtar 3 vjet nga Shkodra në Karavasta, ai gjithë jetën e mbante mend këtë ushtrinë sepse ishin 3 vjet që ishte i izoluar, mezi vinte të shikonte shtëpinë e kështu me radhë. Madje bënin edhe tatuazhe. Big Brother është një lloj i tillë. Është 4 muaj e gjysëm eksperiencë e paharrueshme në jetë. Nuk e di si ta shpjegoj se duhet ta provoni, por që të mbetet në mendje gjithë jetën. Tani e rëndësishme është të dalësh si fillim, por tani e shikoj ndryshe. E para pashë shtëpinë.”
Lidhur me këtë të fundit, si kanë qenë ndryshimet e shtëpisë për të këtë vit krahasuar me BBV3 dhe cila ka qenë më e bukura?
“Kur kam qenë unë normal. Unë mendoj se shtëpia është e shkëlqyer. Problemi i vetëm është vetëm ambienti i pjesës së dusheve. Vjet ka qenë më i madh dhe më i përdorshëm. Këtë vit e përdorin më pak nga banorët që janë aty. Por mos të harrojmë diçka. Sivjet ka më pak banorë. 30 e ca ditë ne kemi qenë 24 veta, këta janë 12 tani.“, tha Jul Deda. /TAR
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
