Sun. Sep 8th, 2024

ARRSH: Strong wind and temperature up to -21 degrees Celsius

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në disa zona malore temperaturat kanë shkuar deri në -21 gradë celsius.

Temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke arritur deri -21°C në zonat malore shoqëruar edhe me erë të fortë, por pa sjellë probleme me qarkullimin“, njofton ARRSH.

Po ashtu bëhet me dije se, është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Sipas ARRSH, qarkullimi po kryhet normalisht në të gjitha akset.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore“, thuhet më tej në njoftim. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *