Pre. Maj 17th, 2024

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në disa zona malore temperaturat kanë shkuar deri në -21 gradë celsius.

Temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke arritur deri -21°C në zonat malore shoqëruar edhe me erë të fortë, por pa sjellë probleme me qarkullimin“, njofton ARRSH.

Po ashtu bëhet me dije se, është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Sipas ARRSH, qarkullimi po kryhet normalisht në të gjitha akset.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore“, thuhet më tej në njoftim. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *