Moderatorja Kiara Tito tregoi se kishte ndryshuar look, duke prerë flokët. Mirëpo ndjekësit e kanë kritikuar, pasi sipas tyre nuk lejohet që të priten flokët gjatë shtatzënisë.
“Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë.”, i ka shkruar një ndjekëse në Instagram.
“Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”, i shkruan një tjetër.
Kiara e ka një përgjigje edhe për këtë pasi ajo nuk beson në gojëdhënat që gjatë shtatzënisë të mos priten flokët.
“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”, iu është përgjigjur Kiara.
- VIDEO/ Djali i Albanit feston ditëlindjen, Çiljeta i organizon festën e bukur: Edhe 100 i vogli i shtëpisë!
- VIDEO/ Ja çfarë mendon Sara Hoxha për Kiarën dhe Nevinën
- VIDEO/ Luiz Ejlli sonte në BBVK? Sekretin ia tregon Luna Marisë: Ka një surprizë sonte
- VIDEO/ I thonë shpesh që Luna i ngjan Luizi, ja si reagon Kiara
- E shkarkuan nga puna në RTSH, Bledi Strakosha fiton gjyqin: Kam shpresë se drejtësia…
- VIDEO/ S’ka më dyshime, Heidi Baci konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj