Fri. May 10th, 2024

Dje në mbrëmje banorët e BBV3 janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe kanë lexuar mesazhet e ardhur nga fansat e tyre përmes aplikacionit “Big Love”.

Një ndër mesazhet që ka emocionuar Heidin ka qenë ai i dërguar nga aktori i njohur, Ermal Mamaqi.

“Heidi, o super gocë nga Durrësi. Ke theksin më të vecantë që na bën të qeshim më shumë se me kolegët tanë humoristë. Duhet të na vish në ndonjë show-komedi sepse e ke dhunti natyrale. Romeo, pate fat o dreq, jam me Heidin!”, shkruan Ermali.

Ndërkohë që Romeo ia ka shpjeguar Heidit se kush është Ermali, banorja është shprehur:

“Qenka person inteligjent, duket shumë i shkathët. Të puth shumë fort dhe do vij. Çfarë ti bëjmë, Romeo pati shumë fat!”, tha Heidi.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *