Ditën e sotme, i gjithë vendi ka pësuar një ulje të ndjeshme të temperaturave, gjë që është shoqëruar me reshje të shumta shiu dhe dëbore.
Ja si paraqitet situata sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar:
Para 14 minutash:
Filluan reshjet e dëborës me intensitet mesatar edhe në Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë
Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës
Qarkullimi vazhdon normalisht
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
Para 1 ore:
Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm
Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës
Para 3 orësh:
Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrelvazhdojnë reshjet e dëborës
Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerjepër pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
Para 4 orësh:
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punësduke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim
Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erësi në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë
Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar
Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
- “Ditët e para të Nëntorit…”, meteorologia befason me parashikimin e motit
- 31-vjeçarja në Tiranë hidhet nga kati i gjashtë i pallati
- Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
- Djali mbyll brenda prindërit dhe i vë flakën shtëpisë në Fier
- Pas arrestimit të Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Çdo gjë ndaj tij…
- Arrestohet me urdhër të SPAK Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet