Mër. Maj 8th, 2024

Ditën e sotme, i gjithë vendi ka pësuar një ulje të ndjeshme të temperaturave, gjë që është shoqëruar me reshje të shumta shiu dhe dëbore.

Ja si paraqitet situata sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Para 14 minutash:

📍Filluan reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️ edhe në Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë 🏔️

🚧Mjetet borëpastruese po punojnë 🚜 për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës🛣️

Qarkullimi vazhdon normalisht 🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

#ARRSH#MIE

Para 1 ore:

📍Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë 🌨️ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm⚠️

🚜Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi ❄️dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak🚧 pasi ka erë të fortë💨 që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve🦺

⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🛞si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës🛣️

Para 3 orësh:

📍Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrel❄️vazhdojnë reshjet e dëborës🌨️

🚧Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje🚜për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat🗻

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

#ARRSH#MIE

Para 4 orësh:

📍Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin💦 duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës🦺duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim🚖

🗻Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë💨si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë❄️

🌨️Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️

🚧Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje 🚜

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *