Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili shkruan në Facebook se, DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, shkruan Bislimi.
Kujtojmë se më 1 janar 2024 Kosova nisi lëvizjen e lirë pa viza në zonën Shengen.
- Video/ Bora Zemani fton mamanë e Heidit në emision, ja çfarë thotë për bashkëshortin
- Motra e Erjolës flet për mesazhet me Romeon: Ja kush e menaxhon telefonin e saj
- Video/ “U lidhe me Julin se…”, Graciano shpërthen ndaj Erjolës, ja si i përgjigjet moderatorja
- Video/ Françeska-Heidit: Do ta kisha fikur derën, mund të të kisha bërë…
- Foto/ Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë!
- Video/ “S’të bënë asgjë”, Egla i kthehet Romeos: Mu zhduk! Roza: S’është për t’u mbrojtur ajo