Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
Njoftimin zyrtar e bëri qendra Carter, e cila konfirmoi në një deklaratë, se gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, në momentet e fundit të jetës ishte pranë familjes së saj.
Sipas mediave të huaja, u bë me dije se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me bashkëshortin 99-vjeçar, i cili ka qenë në atë qendër që nga muaji shkurt.
Ish-Zonja e Parë, Carter u diagnostikua me demencë në maj dhe gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej.
Çifti në muajin korrik festoi 77-vjetorin e martesës.
- “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty”, binjakët Veshaj festojnë sot ditëlindjen
- Foto/ U rrëzua në skenë, ndërron jetë reperi i famshëm
- Dashuria dhe paratë, Horoskopi për datën 1 Shtator
- “Të dua nuse”, urimi i veçantë i Adeyemit për ditëlindjen e Loredanës
- Moti/ Ja si nis shtatori
- Zoi mbush 2 vjeç, ja si e uron Arbana Osmani