Hën. Maj 20th, 2024

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Njoftimin zyrtar e bëri qendra Carter, e cila konfirmoi në një deklaratë, se gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, në momentet e fundit të jetës ishte pranë familjes së saj.

Sipas mediave të huaja, u bë me dije se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me bashkëshortin 99-vjeçar, i cili ka qenë në atë qendër që nga muaji shkurt.

Ish-Zonja e Parë, Carter u diagnostikua me demencë në maj dhe gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej.

Çifti në muajin korrik festoi 77-vjetorin e martesës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *