Sat. May 11th, 2024

Aktorja dhe deputetja nga Kosova, Adriana Matoshi do të jetë një prej prezantuesve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në konferencën për shtyp, ajo tha se mezi po pret të fillojë festivalil, por nga ana tjetër është edhe një sfidë e madhe për të.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh Matoshi.

Kujtojmë se, “Festivali i Këngës” do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *