Moderatorja Kiara Tito është marrë si rast studimi në fushën e komunikimit ndërkulturor në Universitetin e Tiranës.
“Në leksionet e mia të komunikimit ndërkulturor të kam marrë si shembull për qasjen pozitive në sjellje ndaj tjetrit! Këtë vit të ftoj në një orë të hapur në auditor e le t’i japim së bashku të tjerëve disa modele e këshilla“, shkruan pedagogia e Komunikimit Ndërkulturor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Marisa Janku.
Moderatorja e ka lexuar komentin e pedagoges dhe shprehet e emocionuar dhe krenare për veten.
“Teksa lexoj këto fjalë ndihem shumë e emocionuar, e prekur, por njëkohësisht krenare. Të vlerësohem nga persona si ti është arritje e madhe. Shihemi së shpejti në auditor. Faleminderit Marisa Janku“, shkruan Kiara në Instastories. /labyrinth
- VIDEO/ “Jemi nisur një ditë para”, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka bëhen gati për sonte
- VIDEO/ Me lot në sy, ja ku do ta shohim Kiara Titon të shtunën
- Këto shenja horoskopi do të kalojnë çdo pengesë brenda Tetorit
- Sheila Haxhiraj reagon sërish pas humbjes së vëllait: Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre
- Sinoptikania parashikon motin për fundjavën: E diela sjell rrebeshe, ja zona që do preket
- VIDEO/ Ndjekësja i bën Ronaldos kërkesën e çuditshme për Romeon