Enj. Maj 9th, 2024

Moderatorja Kiara Tito është marrë si rast studimi në fushën e komunikimit ndërkulturor në Universitetin e Tiranës.

Në leksionet e mia të komunikimit ndërkulturor të kam marrë si shembull për qasjen pozitive në sjellje ndaj tjetrit! Këtë vit të ftoj në një orë të hapur në auditor e le t’i japim së bashku të tjerëve disa modele e këshilla“, shkruan pedagogia e Komunikimit Ndërkulturor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Marisa Janku.

Moderatorja e ka lexuar komentin e pedagoges dhe shprehet e emocionuar dhe krenare për veten.

Teksa lexoj këto fjalë ndihem shumë e emocionuar, e prekur, por njëkohësisht krenare. Të vlerësohem nga persona si ti është arritje e madhe. Shihemi së shpejti në auditor. Faleminderit Marisa Janku“, shkruan Kiara në Instastories. /Labirinth

Screenshot nga Instagrami i Kiara Titos

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *