“Një emigrante çeke që u bë Sekretarja e parë grua e Shtetit në historinë e SHBA-së“, kështu e nis BBC lajmin për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright.
Albright u bë kryediplomate amerikane në vitin 1997 gjatë administratës së Bill Clinton-it, duke u bërë gruaja me pozicionin më të lartë në qeverinë amerikane.
E quajtur shpesh si “një kampione e demokracisë”, Albright luajti një rol kryesor në përpjekjet për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.
Po ashtu, Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Lu.ftës së Ftohtë.
Ajo gjithashtu mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Albright ishte imazhi i politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Lu.ftës së Ftohtë dhe Lu.ftës kundër terr.orizmit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001.
Ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1948, në të njëjtin vit që familja e saj aplikoi për azil politik dhe u bë një shtetase amerikane në vitin 1957.
Madeleine Albright u nda sot nga jeta në moshën 84 vjeçare pas betejës së saj me kan.cerin. / Labyrinth