Pre. Maj 10th, 2024
Madeleine Albright served as secretary of state under President Clinton from 1997-2001.

Një emigrante çeke që u bë Sekretarja e parë grua e Shtetit në historinë e SHBA-së“, kështu e nis BBC lajmin për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright.

Albright u bë kryediplomate amerikane në vitin 1997 gjatë administratës së Bill Clinton-it, duke u bërë gruaja me pozicionin më të lartë në qeverinë amerikane.

E quajtur shpesh si “një kampione e demokracisë”, Albright luajti një rol kryesor në përpjekjet për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.

Po ashtu, Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Lu.ftës së Ftohtë.

Ajo gjithashtu mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Albright ishte imazhi i politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Lu.ftës së Ftohtë dhe Lu.ftës kundër terr.orizmit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1948, në të njëjtin vit që familja e saj aplikoi për azil politik dhe u bë një shtetase amerikane në vitin 1957.

Madeleine Albright u nda sot nga jeta në moshën 84 vjeçare pas betejës së saj me kan.cerin. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *