Kryeministri Edi Rama tha në konferencën me gazetarët në Uashington, se Rusia nuk është një vend armik.
“S’kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik, kundërshtar. Këtë e kam thënë në çdo instancë. Jo i joni, por as i aleancës tonë. Është një vend rival, konkurrent, për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës kur drejtonim OSBE jam takuar me ambasadorin rus dhe kemi pasur marrëdhënie pozitive, duke pasur qëndrime të ndryshme”, u shpreh Rama.
Ndërsa më tej kreu i qeverisë tha se, pavarësisht kësaj, Shqipëria është e pozicionuar krah SHBA dhe partnerëve europianë.
“Besoj se çdo mundësi, çdo rast për komunikim dhe dialog, për bisedime duhet shfrytëzuar. Ne jemi këtu për të bërë tonën, por nuk marrim role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar pa asnjë ekuivok në krah të SHBA dhe partnerëve tanë në anën e Europës, kur na kërkohej mendimi, ne japi mendimin tonë. Kur flasim, flasim për të gjitha instancat”, tha më tej Rama.
Kujtojmë se tema e këtyre ditëve në botë ka qenë konflikti Ukrainë-Rusi. / Labyrinth