Fri. May 17th, 2024

Policia ka gjetur një vajzë e cila ishte zhdukur që prej 2019-s.

Vajza u gjet e fshehur nën një shkallë në një shtëpi në New York të hënën.

Sipas Departamentit të Policisë Saugerties, Paislee Shultis, tani 6 vjeç, u gjet në një rezidencë në Saugerties, rreth 45 milje në jug të Albany.

Oficerët e gjetën vajzën e re pas një ore kërkimi në një dhomë të improvizuar nën një shkallë që të çonte në bodrum.

Vajza u raportua e zhdukur në korrik të 2019 dhe autoritetet besojnë se ajo u rrëmbye nga dy prindër, por që nuk ishin kujdestarët e saj. /Adapted from NBC News for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *