Si sot para 89 vjetëve ka lindur, poeti Dritëro Agolli në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës.
Mësimet e para i mori në vendlindje. Më pas vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë, ndërsa studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg.
Ka punuar për shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, ndërsa për tridhjetë vjet me radhë u zgjodh deputet.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Ai u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë pasi vuante nga një semundje kronike në mushkri. Agolli do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare. / Labyrinth /Referuar Wikipedia