Burimi: Broadcast Channel i Egli Takos në Instagram
Bashkëpunimi i Fifit dhe Egli Takos së bashku me DJ Gimi O, “Shuj Shuj dhe Ku je nis”, u zhduk papritur nga YouTube dhe asgjë nuk dihej rreth kësaj. Në media u aludua se një sherr kishte ndodhur mes Fifit dhe Eglit, ndërkohë që së fundmi Fifi vendosi ta riktheje këngën në kanalin e saj të YouTube, madje e etiketoi edhe Eglin.
Por ish-banorja e Big Brother VIP 4 ka bërë një reagim në “broadcast channel” në Instagram, ku sqaron fansat e saj se çfarë ka ndodhur.
“Po duhet t’ju a jap një shpjegim për shkak të gjithë suportit dhe dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre 2 këngëve dhe s’kam të drejta mbi to. Unë jam e ftuar në këngë njësoj si Dj Gimi-O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit, i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.
Kënga është hequr për 2 ditë nga platforma Youtube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to. Sa për dëmtimin e 2 artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi-O, jemi njerëz dhe më pas Artistë, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!”, shkruan Egli duke lënë të kuptohet që ka qenë vendimi i Fifit që këngë të largohej përkohësisht nga YouTube.

Më tej Egli vazhdon: “Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni. Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë, Këndimit. Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji. Ju dua shumëëë dhe gjatë këtij muaji do shihemi ashtu siç ju keni pritur gjithmonë të më shihni, plot me surpriza të bukura dhe shumë muzikë! Faleminderit për gjithë dashninëëë që ma jepni, ju du shumë”, përfundon Egli.

- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
