Në një episod të fundit të Big Brother VIP Albania, tensionet midis Egli Tako dhe Gerta Gixhari arritën kulmin gjatë një diskutimi të ashpër. Egli akuzoi Gertën se nuk ishte e aftë si gazetare dhe e kritikoi për mënyrën si e kishte trajtuar gjatë një interviste të realizuar vite më parë në emisionin e saj, “Pasditja ime”.
Për Eglin, kjo intervistë ishte një pikë kthese dhe e kujton atë moment, duke thënë se “doja të çohesha nga emisioni yt dhe të të thosha, të kam dhj*rë në emision.” Kjo deklaratë ndezi një reagim të fortë nga Gerta, duke theksuar se Egli e kishte interpretuar gabimisht qëllimin e intervistës.
Ky debat dhe tensione kanë krijuar një atmosferë të nxehtë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke i dhënë më shumë ngjarje për të ndjekur për fansat e emisionit. Akuzat dhe përplasje të tilla pasqyrojnë një tjetër anë të marrëdhënies mes dy konkurenteve të njohura.
“Kam qenë me ty edhe të kam parë sa e aftë je ti në atë që bën. Arsyeja e vetme pse nuk të jam çuar ty nga intervista ka qenë mos t’i jepja zë emisionit tënd nëpër portale. Live do isha çuar do kisha ikur dhe do të kisha thënë “të kam dhj*rë mu në emision, mu në moderatore”. Sepse ti je e paaftë dhe nuk di të sillesh me njeriun që të respekton. Dhe ja ku po ta them, nëse kam ardhur tek ti në intervistë ka qenë sepse më ka detyruar producenti. Sepse për ty kurrë nuk kisha ardhur. Ti më je lutur që të vija, kaq e njohur jam sa gazetarja jote më thonte “Të lutem, a do na vish në intervistë?”, dhe i kam thënë producentit “nuk kam qejf të iki tek kjo goca, nuk më pëlqen!”
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
