Fituesja e BBV3, Egla Ceno u shpreh në “Wake Up”, se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë Post BBV3 ka qëndruar në shtëpi më shumë.
Kur u pyet për gjendjen e saj shëndetësore duke qenë se ende çalon pak, Egla tha se kaloi nga ‘burgu në burg’.
“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz pak, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, tha Egla.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
