Prezantuesja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani, po shijon disa ditë të mira pushimi me familjen. Ajo si destinacion të radhës ka zgjedhur Turqinë, një nga resortet luksoze në Bodrum. Moderatorja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
E një pyetje në këtë mes nuk mungoi rreth Big Brother, ku tashmë dihet se Arbana është një ikonë e këtij formati. “Çfarë do të bëhet me Big Brother VIP, sa për rutinë mos të mungoj si pyetje. Argëtohu”, ka qenë pyetja që iu bë.
Osmani në ndërkohë u përgjigj: “Çfarë pyetësori do të ishte nëse nuk do ishte kjo pyetje”. Arbana ka premtuar se do të rikthehet në ekran shumë shpejt, por mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë.

- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
